Home / Uncategorized / Eksperti rrugor flet për ngjarjen në Berat: “Ajo barrierë duhet të duronte 40 ton”

Eksperti rrugor flet për ngjarjen në Berat: “Ajo barrierë duhet të duronte 40 ton”

Ditën e djeshme një ngjarje e rëndë ndodhi në lumin Osum, ku një nënë vetëm 25 vjeç humbi jetën së bashku me djalin 6 vjeçar, pasi humbi kontrollin e makinës që ajo drejtonte.
Eksperti i sigurisë rrugore, Artur Sulçe vlerëson se shpejtësia e mjetit ishte normale, por i gjithë problemi qëndron tek cilësia e dobët e barrierës mbrojtëse.

I ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake up”, eksperti tha se nëse barriera do të ishte brenda standardeve, sot do të flisnim vetëm për dëme materiale, jo për dy jetë të humbura. Ai tha se ajo barrierë duhet të duronte deri në 40 ton, por ra sapo e preku parakolpi i mjetit.

“Ishte shpejtësi normale. Arsyeja e devijimit mund të ketë qenë se mund të ketë lëvizur fëmija, mendoj unë. Një element i rëndësishëm, pamë që elementet e sigurisë rrugore. Ai gardh duhet ta ruante mjetin. Shpejtësia ishte e ulet. Nëse do ishte brenda standardeve, nuk do ta kishim ngjarjen tragjike. Kjo është për konceptin tim. Për sa kohë njerëz të papërgjegjshëm, mund të ndodhin ngjarje edhe me të rënda. Sa e preku me, cepin, iku i gjithë. Kjo është cilësia, kjo është Shqipëria, kjo është Rilindja. Sikur e rrëzoi era. Ajo barrierë duhet të duronte 40 ton. Sa e preku parakolpi, barriera ra”, tha eksperti.

Ai shtoi se duhen rritur elementët e sigurisë rrugore dhe të mos lejohen punime të tjera jashtë standardeve. Eksperti tha se sa kohë qytetarët paguajnë taksa, duhet të jenë të mbrojtur në rrugë.

Rreth korcajone.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *