Home / Lajme / Vendi ynë këtë javë do të përfshihet nga temperaturat e larta, ja parashikimi
Áðü ôçí Óõíåäñßáóç ôïõ Õðïõñãéêïý Óõìâïõëßïõ óôçí Áßèïõóá Õðïõñãéêïý Óõìâïõëßïõ, óôç ÂïõëÞ, ÊõñéáêÞ 13 Ìáñôßïõ 2011. ÁÐÅ ÌÐÅ/www.papandreou.gr/ÂÁÓÉËÇÓ ÖÉËÇÓ

Vendi ynë këtë javë do të përfshihet nga temperaturat e larta, ja parashikimi

Java e fundit e qershorit do të shoqërohet me temperatura të larta. Ditët e ardhshme do të jenë nën  ndikimin e masave ajrore të të nxehta. Këto masa do të sjellin orë të gjata me diell dhe rritje temperaturash veçanërisht në mesjavë. Vranësirat e mesditës në male lokalisht do të sjellin shi të dobët.

Për sot moti i kthjellët dhe i nxehtë mbizoteron në të gjithë vendin deri pas mesdite kur priten vranësira të lehta e kalimtare në ultësirën perëndimore por vranësira më të dendura në zonat malore, mundësia për shira është thuasje zero edhe në këto zona. Përqindja e lartë e lagështirës në ajër do të bëjë që i nxehti të ndjehet edhe më shumë. Përsa i përket orëve të mbrëmjes dhe natës moti vijon sërisht i kthjellët me vranësira kalimtare.

Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 38°C. Era do te fryjë mesatarisht me shpejtesi mbi 35 km/h nga drejtimi perëndimor – veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Rreth korcajone.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *