Home / Lajme / Berat nëna humb kontrollin e makinës, humb jetën bashkë me djalin 6 vjeç

Berat nëna humb kontrollin e makinës, humb jetën bashkë me djalin 6 vjeç

Nëna humbi kontrollin e mjetit tip ‘Benz’ e më pas përfundoi në lumë. Kështu deklaron policia në njoftimin zyrtar pas ngjarjes që ndodhi ditën e sotme në Berat, ku humbën jetën nënë e bir. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 14:00, në rrugën urbane “Antipatrea”, pranë vendit të quajtur “Ura e re”. Nëna dhe fëmija 6-vjeçar humbën jetën së bashku. Grupi hetimor në vendngjarje po kryen veprimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Rreth korcajone.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *