Home / Lajme / Ledian Memushaj nis aventurën si trajner, do të stërvisë klubin italian

Ledian Memushaj nis aventurën si trajner, do të stërvisë klubin italian

Ledian Memushaj do të nisë për herë të parë aventurën si trajner.

Ish-mesfushori i Kombëtares shqiptare do të stërvisë skuadrën e të rinjve të Peskarës.

Këtë lajm e ka konfirmuar vetë presidenti i klubit italian, Daniele Sebastiani.

Vlonjati lë kështu futbollin e luajtur për të nisur një aventurë të re në arenën e trajningut.

35-vjeçari në 9 sezonet e fundit, 8 vite është aktivizuar me fanellën e Peskarës dhe vetëm një sezon ka mbajtur veshur fanellën e Beneventos, në sezonin 2017/2018.

Me skuadrën e Peskarës, Memushaj ishte futbollisti i parë i huaj me më shumë paraqitje në skuadër teksa ishte dhe kapiten i ekipit abrucez.

Rreth korcajone.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *