Home / Lajme / Gjermani/ Gati dokumentat për aplikimet deri më 8 qershor në Berlin

Gjermani/ Gati dokumentat për aplikimet deri më 8 qershor në Berlin

Ambasada shqiptare në Berlin njofton shtetasit shqiptarë që kanë aplikuar për Pashaportë dhe Kartë Identiteti nga data 28 maj deri me 8 qershor 2022 se mund të paraqiten në ambasadë për marrjen e dokumenteve çdo ditë nga e hëna deri të mërkurrën nga ora 09.30 deri 15.00.

Gjatë ditëve të festave zyrtare sipas kalendarit shqiptar dhe ditën kombëtare të Gjermanisë ambasada nuk punon.

Shtetasit që kanë lënë zarf të saktë për dërgimin me postë, dokumentet janë dërguar me postë nga ambasada.

Në fundjavë (e shtunë dhe e diel) ambasada është e mbyllur dhe nuk ofrohet asnjë shërbim.

Kush paraqitet jashtë orarit të caktuar më sipër për shpërndarje, nuk është e mundur t’i ofrohet shërbimi ndaj ju këshillojmë që të paraqiteni në ambasadë vetëm në oraret e njoftuara mësipër që të shmanget mos-marrja e shërbimit.

Rreth korcajone.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *