Home / Lajme / “E kam njohur më të vogël se Kroin”, Bieta Sulo shoqëron vajzën e Albanit në ditën e veçantë

“E kam njohur më të vogël se Kroin”, Bieta Sulo shoqëron vajzën e Albanit në ditën e veçantë

Rrallëherë jemi mësuar që ta shikojmë Bieta Sulon në intervista televizive dhe aq më tepër të flasë për jetën e saj personale, por sa herë që ndodh, nuk mungon pyetja se ç‘marrëdhënia ka me Joelle, vajzën e parë të Albanit nga martesa me aktoren Nigda Dako. Mjafton t‘i hidhni një Instagramit të moderatores së njohur për të kuptuar që ajo dhe Joelle janë gjithmonë bashkë, tamam si dy shoqe të mira që i thonë çdo gjë njëra-tjetrës dhe jo vetëm.

Joelle sapo ka përfunduar shkollën e mesme dhe siç tashmë e dimë, mbrëmja e maturës është një nga momentet më të bukura për çdo gjimnazist, sidomos për vajzat që i kushtojnë vëmendje çdo detaji. Ka qenë pikërisht Bieta ajo që e ka shoqëruar Joelle-n për t’u bërë gati. Moderatorja ka ndarë disa momente me ndjekësit e saj në Instagram, duke treguar kështu edhe një herë se sa e afërt është me të.

“Te jemi te lumtur, per kete perpiqemi cdo dite. Por jane momente te vecanta ne jete kur e kupton. E fotografuar, kjo eshte pamja e saj per mua sot
J gati per ne mbremjen e matures (eshte ajo mosha 18 vjec qe mezi e ke pritur, se pas saj do te behet hatajaaaaa )
E kam njohur me te vogel se Kroin sot dhe ja ku jemi: vitet kane fluturuar, ne jemi 4, 4 shoke ne dy skuadra, 2 shoqet e ngushta perballe skuadres se cunave

Ps. Charlie gjithmone me ne”, ka shkruar Bieta ne Instagram.

Rreth korcajone.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *