Home / Histori / Kulture / Balkan Film Food Festival, kinematografia dhe kulinaria protagoniste në Pogradec

Balkan Film Food Festival, kinematografia dhe kulinaria protagoniste në Pogradec

Është mbyllur edicioni i 12-të i Balkan Film Food Festival në Pogradec. Në 5 ditë e netë me radhë konkurruan në këtë edicion rreth 50 filma ballkanikë me metrazh të gjatë e të shkurtër.

Juria ndërkombëtare e përbërë nga greku Panayotis Kravvaris, boshnjaku Ado Hasanovic dhe italianët Marco Cicolini, dhe Vincenzo Filippo shpalli filmin më të mirë u shpall titullin rumun “5 minutes too late” nga Dan Chisu, atë me metrazh të shkurtër “Nexting” i grekes Karina Logotheti, por u vlerësuan me çmime edhe artistë nga Kosova, Turqia dhe Shqipëria.

Krahas filmave ky festival i organizuar nga Gerta Qurku dhe Eno Milkani është një promotor mjaft i mirë i Pogradecit dhe kulinarisë pogradecare çka e bën mjaft të veçantë qëndrimin e artistëve ballkanas në këtë qytet i cili 5 ditë me radhë kthehet në kryeqendrën kinematografike të Ballkanit.

Filmi më i mirë:

5 minutes too late – Dan Chisu – Romania

Filmi më i mirë me metrazh të shkurtër:

Nexting – Karina Logotheti – Greece

Best Balkan Spirit

Flying Circus – Fatos Berisha – Kosovo

Best Animation

“Game”- Turkey

Special Mention – Feature Film

Shoelace – Gorkem Yeltan – Turkey

Special Mention – Short Film :

Cadillac and Strawberries – Suela Bako – Albania

Planting of the trees – Fabio Seferi – Albania

Experimental

A pigeon life – Eneos Carka – Albania

Earth 2020 – Anna Nina – Albania

Rreth korcajone.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *