Kryefaqa / Uncategorized / Veshka që i dhuroi nëna pushoi së funksionuari, ndahet nga jeta në moshën 33-vjeçare këngëtari shqiptar

Veshka që i dhuroi nëna pushoi së funksionuari, ndahet nga jeta në moshën 33-vjeçare këngëtari shqiptar

Këngëtari i njohur Ylber Aliu është ndarë nga jeta në moshën 33-vjeçare. Lajmi i trishtë është bërë i ditur miqtë dhe të afërmit e të ndjerit.

“Të Allahut jemi dhe tek Ai të gjithë do të kthehemi. Si fëmijë shumë jemi dashtë.

E sa herë kemi qenë bashkë, në shumë simpoziume, koncerte, emisione dhe pothuajse shumë të rralla janë projektet e mia ku ti nuk ke marr pjesë. Ti ke qenë një talent i rrallë, artist i madh dhe besimtar i vërtetë. E duke qajt dert për sëmundjen tënde e kujtoj fjalën ku shpesh ma thoje – “ Allahu më ka dhënë shumë sabër “ – Do t’më mungosh shumë Ylber- Lus Allahun e Madh që bashkë të jemi në Xhenetet e Tij të larta, atje ku më nuk ka sëmundje, nuk ka lot, as dhimbje e as vdekje. Ngushëllimet më të përzemërta Familjes Aliu, ngushëllime gjithë shqiptarëve,”– shkroi në një postim në Facebook, miku dhe kolegu i tij Adem Ramadani.

Mësohet se këngëtari nga Maqedonia e Veriut, po trajtohej me dializë.

Disa vite më parë veshka e tij i doli jashtë funksionit. Ndaj e ëma i dhuroi veshkën e saj për t’i shpëtuar jetën.

Mësohet se prej muajit prill të vitit të kaluar ai po të trajtohej në spitale, pasi për fat të keq, edhe veshka që i dhuroi nëna e tij, pushoi së funksionuari.

Zoti mos ja mundësoftë askujt me ardh ne spitalet tona te Shtetit!!! Katastrof e madhe”- shkroi Ylber Aliu në një postim në rrjetet sociale më 8 qershor, teksa ndau me ndjekësit lajmin se ndodhej i shtruar në spital.

Këngëtari ishte i martuar dhe baba i tre fëmijëve të mitur.

Rreth albania news

Shiko gjithashtu

Ishte në varrin e së shoqes, policia merr me urgjencë në helikopter pilotin 32 vjeçar

Autoritetet greke vazhdojnë hetimet për ngjarjen ku humbi jeten Karolina rreth nje muaj më parë …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *