Kryefaqa / Lajme / Pas Velipojës dhe Durrësit aksioni vijon në Divjakë, ja sa shezlongë u hoqën

Pas Velipojës dhe Durrësit aksioni vijon në Divjakë, ja sa shezlongë u hoqën

Pas Durrësit dhe Velipojës, aksioni për lirimin e hapësirave në plazhe ka vijuar në Divjakë.

Nga kontrollet e policisë në plazhin e Darëzezës, janë konstatuar 3 biznese me probleme të cilëve u janë hequr 157 shezlongë dhe 76 çadra.

Në këtë operacion u angazhuan grupet e FNSH, patrulla të policisë së Fierit e Divjakës si dhe Inspektorati i Territorit.

Njoftimi i policisë:

Në kuadër të operacionit “Bregdeti ynë”, nis faza e dytë e operacionit për lirimin e hapsirave bregdetare të zaptuara në mënyrë të kundraligjshme me shezlongë e çadra.

Në zbatim të planit operacional të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit “Për kontrollin e vijës bregdetare në drejtim të zaptimit të vijës bregdetare nga subjekte apo persona të cilët nuk janë konfirmuar nga e-Albania”, Task-Forca e veçantë në përbërje të së cilës ka 2 grupe FNSH, shërbime të Komisariatit të Policisë Fier dhe Divjakë, Policia Bashkiake, Inspektoriati i Territorit të kontrollit dhe zyra e Tatimeve të Bashkisë Fier, prej mëngjesit të sotëm ka nisur kontrollet dhe verifikimet në territorin e plazhit në Seman, Darzezë dhe Divjakë.

Si rezultat i kontrolleve deri tani janë evidentuar 3 subjekte në Darzezë dhe Seman pa leje ku janë hequr 157 shezlongë dhe rreth 76 çadra. Operacioni vijon pa probleme.

Rreth albania news

Shiko gjithashtu

Ndodh në Shqipëri/ Gruaja shkon të denoncojë, efektivët e rrahin…

Një ngjarje e pazakontë ka nodhur në Himarë ku një grua ka denoncuar një shkelje …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *