Kryefaqa / Lajme / Nis puna për lirimin e plazhit në Vlorë/ Deri tani janë miratuar 153 subjekte, “do të hiqet çdo çadër pa leje”

Nis puna për lirimin e plazhit në Vlorë/ Deri tani janë miratuar 153 subjekte, “do të hiqet çdo çadër pa leje”

Edhe policia e Vlorës ka nisur sot aksionin për heqjen e çadrave dhe shezlongëve.

Ndërkohë drejtoresha e aseteve publike, Sonel Haxhiraj tregon sa subjekte kanë marrë leje deri më tani dhe sqaron procedurat që duhet ndjekur deri në miratimin përfundimtar për përdorimin e hapësirës së rërës.

“Subjektet tashmë e kanë kryer aplikimin, pasi është hapu faza e parë që prej 17 majit deri në 5 qershor. Janë kualifikuar deri tani nga GTSHA pranë Ministrisë së Turizmit, 153 subjekte, të cilëve u ka ardhur miratimi paraprak. Pasi marrin këtë miratim në parim, duhet të drejtohen pranë drejtorisë Vlorë, me mandat pagesën.
Deri në momentin e lidhjes së kontratës, subjektet duhet të kenë e-malin e miratimit në parim dhe pagesën e kryer në bashki.
Më pas, do të njoftohen nga agjencia kombëtare e bregdetit për të dorëzuar këto dokumente, së bashku me kontratën e vëzhguesit të plazhit për të përfunduar procedurën e lidhjes së kontratës”.

Njëkohësisht, aksioni po vijon dhe në Durrës e Velipojë.

Rreth albania news

Shiko gjithashtu

Ndodh në Shqipëri/ Gruaja shkon të denoncojë, efektivët e rrahin…

Një ngjarje e pazakontë ka nodhur në Himarë ku një grua ka denoncuar një shkelje …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *