Kryefaqa / Lajme / “Dorëzohet” italiani që bëri dasmën me çek të rreme në Vlorë, paguan gjysmën…

“Dorëzohet” italiani që bëri dasmën me çek të rreme në Vlorë, paguan gjysmën…

Pronari dhe administrator i “Hotel Regina Group”, Vasil Bedini, i cili u mashtrua nga një qytetar italian, ka treguar se ky i fundit është ‘dorëzuar’.

Një ditë pasi lajmi ‘mori dhenë’ në të gjitha mediat vendase dhe fotoja e italianit qarkulloi kudo, qytetari ka marrë vetë guximin që të telefonijë Bedinin që e mashtroi me një çek fals dhe të kryente një pjesë të pagesës.

Në një prononcim për Syri TV, Bedini tha se italiani ende nuk e ka shlyer të gjithë pagesën, por vetëm një pjesë.

“Na ka kontaktuar sot. Ka bërë një ndalesë dhe ka bërë transfertën e një pjesë të parave. Ende nuk e ka shlyer të gjithë shumën,”- tha Bedini ndër të tjera.

Italiani akomodoi për një javë të gjithë të ftuarit e tij në dasmë në hotëlin ne Vlorë. Ai bëri ceremoninë martesore me anë të së cilës kurorëzoi dashurinë me një shqiptare dhe u largua duke lënë si pagesë një çek fals. Pasi kjo gjë u zbulua, faqja zyrtare e hotelit publikoi foton e italianin duke e denoncuar atë për mashtrim.

Rreth albania news

Shiko gjithashtu

Nard Ndoka: 3 Djemtë e mi nuk kanë makina dhe nuk do kenë derisa ta blenë vetë

Deputeti Nard Doka ka qene i ftuar ne nje emision ne Report Tv ku ka …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *