Kryefaqa / Lajme / Italiani vjen martohet në Shqipëri në hotelin luksoz, ikën pa paguar…, pronari: Ia mbajta një javë të ftuarit

Italiani vjen martohet në Shqipëri në hotelin luksoz, ikën pa paguar…, pronari: Ia mbajta një javë të ftuarit

Italiani që shihni në foto u martua me një shtetase shqiptare disa vite më të vogël.

Përpos paragjykimeve të mundshme, deri këtu duhet e gjitha në rregull, mirëpo ka diçka që rezulton tepër shqetësuese. Dhëndrri iku pa paguar.

Në fakt pronari i hotel Reginas, Vasil Bedinaj, biznesmen i njohur vlonjat thotë se ai pagoi me çek falls të gjithë dasmën dhe akomodimin e tij dhe miqve të çiftit për një javë.

Duke qenë se jemi ende në sezonin e pandemisë, sezoni turistik është si një i plagosur nga lufta që ka nevojë për mjekim. Një mashtrim i tillë galopant që mund të përfshijë shifra marramendëse e dëmton shumë turizmin vendas, dhe pse kjo gjë ka ndodhur vetëm te një sipërmarrës.

Drejtuesit e Hotelit bëjnë apel që nëse ndokush e njeh, duhet ta lajmërojë të bëhet i gjallë. Gazetari Enrik Mehmeti thotë se rasti do të referohet në polici, sepse një mashtrim i tillë nuk mund dhe nuk duhet të mbetet i pandërshkuar.

Është e rëndësishme të theksohet se Hoteli e ka detyrim ligjor që të mbajë të regjistruar emrat dhe fotokopjet e pasaportës të të gjithë të ftuarve përsa kohë kanë qendruar në atë hotel. Kjo gjë është e detyrueshme pasi edhe kur ndodhin ngjarje kriminale administratori i një sipërmarrje hotelerie duhet patjetër të vërtetojë me dokumente identitetet e personave që kanë qenë në biznesin e tij, aq më tepër që në këtë rast kanë rezervuar për 1 javë.

Rreth albania news

Shiko gjithashtu

Ndodh në Shqipëri/ Gruaja shkon të denoncojë, efektivët e rrahin…

Një ngjarje e pazakontë ka nodhur në Himarë ku një grua ka denoncuar një shkelje …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *