Kryefaqa / Korca Turistike / Fshatrat e Korces / Aplikim në e-Albania për vaksinë, të rinjtë e painteresuar: Vetëm po na u desh për…

Aplikim në e-Albania për vaksinë, të rinjtë e painteresuar: Vetëm po na u desh për…

Të gjithë personat mbi 18 vjeç që duan të vaksinohen mund të aplikojnë gjatë ditës së sotme dhe përgjatë së hënës në portalin e-Albania ku mund të kryejnë rezervime për vaksinimin masiv që do të bëhet në datat 29 dhe 30 Qershor.

Megjithatë të rinjtë duket se nuk janë shumë të interesuar për aplikimin.

Shumë prej tyre nuk e shohin më si rrezik virusin Covid 19.

”Jo se nuk kam besim, por jam djalë i ri.”

”Për mua vaksina nuk të mbron fare nga virusi, por të mbron nga 5G.”

”Nuk kam nevojë se ndjehem shumë mirë. Nuk më duket fare e arsyeshme.”

Dhe të tjerë, thonë se do të vaksinohen vetëm në rast se iu duhet të udhëtojnë jashtë vendit.

”Vetëm po na u desh që të largohemi jashtë, këtu jo.”

Deri tani janë bërë 930 126 doza vaksine ndaj COVID-19, prej të cilave 389 436 qytetarë kanë marrë të dyja dozat.

Rreth albania news

Shiko gjithashtu

Ndodh në Shqipëri/ Gruaja shkon të denoncojë, efektivët e rrahin…

Një ngjarje e pazakontë ka nodhur në Himarë ku një grua ka denoncuar një shkelje …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *