Kryefaqa / Uncategorized / Shqiponjat tregohen heronj me të moshuarën në Tiranë

Shqiponjat tregohen heronj me të moshuarën në Tiranë

Efektivët e repartit “Shqiponja” të Tiranës kanë shpëtuar një të moshuar, e cila ndodhej brenda apartamentit të saj ku edhe kishin shpërt hyer flakët. Në pamjet e publikuara nga Newsbomb.al bëjnë me dije se e moshuara ishte asfiksuar brenda në shtëpi, dhe dera kryesore ishte e mbyllur.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e “Myslym Shyrit”, pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku efektivët janë detyruar të thyejnë me forcë derën e banesës. Mësohet se e moshuara është gjetur pa ndjenja brenda banesës por ende në jetë. Kështu që 75-vjeçarja është marrë në krahë për 5 kate nga efektivët, të cilët e kanë dërguar në spital.

Por nuk mbaron këtu, pasi në momentin që e moshuara futet në ambulancë, një efekiv vrapon për të shkuar tek motori i tij, për të hapur rrugën. Fatmirësisht, pas dërgimit në spital, 75 vjeçarja ka mundur të jetojë.

Rreth albania news

Shiko gjithashtu

“Loja mori fund”, arrestohet më në fund burri i Caroline, ja çfarë bëri para se ta merrnin

Policia greke ka njoftuar se urdhri i ndalimit është kthyer në urdhër arresti për Babis …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *