Kryefaqa / Uncategorized / “Kam titull akademik nga tre universitete”/ E reja arrin të fitojë vëmendjen e Ramës: Eja që sot në Kryeministri

“Kam titull akademik nga tre universitete”/ E reja arrin të fitojë vëmendjen e Ramës: Eja që sot në Kryeministri

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot bisedimin me aplikantët e fazës së dytë për platformën “Gati për Shqipërinë”. Përmes një lidhje “Zoom”, Rama u njoh me aplikantët dhe idenë e tyre për të bashkëpunuar me qeverinë shqiptare. Njëra prej tyre, Etleva Gjonçaj, i mori kryeministrit vëmendjen, saqë e ftoi të shkonte në 17:00 në kryeministri. Por e këshilloi ta ruante entuziazmin për më vonë, që të mos zhgënjehej.

Biseda:

Aplikantja: Unë quhem Etleva Gjonçaj. Kam mbaruar dhe kam titull akademik nga tri universitete në BE. Dua të jap kontributin tim por edhe entuziasmin dhe pasionin, sidomos për projektet për Integrimin. Jam e gatshme të bashkëpunoj që nesër.

Edi Rama: Që sot jo që nesër.

Aplikantja: Ok që sot.

Edi Rama: Sot në 17:00 në kryeministri.

Aplikantja: Ok faleminderit dhe suksese, jam shumë e entuziasmuar…

Edi Rama: Jo prit, se mos zhgënjehesh prit njëherë.

Rreth albania news

Shiko gjithashtu

“Loja mori fund”, arrestohet më në fund burri i Caroline, ja çfarë bëri para se ta merrnin

Policia greke ka njoftuar se urdhri i ndalimit është kthyer në urdhër arresti për Babis …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *