Kryefaqa / Uncategorized / “Dikur shisja çokollata”,Alban Skënderaj rrëfehet për herë të parë: Ja çfarë nuk pëlqen Miriami tek unë

“Dikur shisja çokollata”,Alban Skënderaj rrëfehet për herë të parë: Ja çfarë nuk pëlqen Miriami tek unë

Alban Skënderaj ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Në Kurthin e Piter Panit”. Përballë fëmijëve ai ka zbuluar se çfarë nuk i pëlqen Miriamit te ai.

Artisti tregoi se ndonjëherë kur ka njerëz hutohet dhe bën gjeste që të shoqes nuk i pëlqejnë aspak.

“Unë kur jemi me njerëz hutohem, s’jam i vëmendshëm, kruaj kokën ose mjekrën. Miriami më bën gjeste tërë kohës, ajo mendon se po m’i bën fshehurazi por në fakt e shohin të gjithë. Prandaj unë i them “Miriam ça ke, ma thuaj se po të shikojnë të gjithë”, u shpreh Albani.

Ndër të tjera, ai ka treguar se puna e parë që ka bërë nuk ka pasur lidhje me muzikën fare.

“Puna ime e parë, mbaj mend, kur isha i vogël, kam shitur çokollata. Më pëlqente që të kontribuoja dhe të ndihmoja familjen. Mbaj mend ishte një kaos i madh ekonomik, shumë fëmijë të lagjes shishnin paketa. Mua më pëlqente të isha pjesë, të jepja një dorë në familje.

Më vonë pastaj, kam bërë edhe shumë punë të tjera. Por asokohe të gjithë kështu bënin.

Puna është krenari, sa më shumë të kesh punuar, madje sa më shumë profesione të kesh bërë, aq më i pasur do të jesh. Mendoj se edhe fëmijëve është mirë që krahas mësimeve, t’ua transmetojmë kulturën e punës – të dyja së bashku”, u shpreh këngëtari.

Rreth albania news

Shiko gjithashtu

“Loja mori fund”, arrestohet më në fund burri i Caroline, ja çfarë bëri para se ta merrnin

Policia greke ka njoftuar se urdhri i ndalimit është kthyer në urdhër arresti për Babis …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *