Kryefaqa / Korcarët / Arti në zi/ Ndahet nga jeta regjisori Piro Mani

Arti në zi/ Ndahet nga jeta regjisori Piro Mani

Ndahet nga jeta aktori dhe regjisori Piro Mani. Një prej “korifenjtë” e kinematografisë shqiptare ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare në Amerikë, atje ku jetonte prej vitesh me familjen. Piro Mani lindi në Korçë më 14 Prill 1932 për t’u shquar si një nga personalitetet më të shquar në historinë e teatrit shqiptar.

Pasi mbaroi studimet në Unicersitetin “GITIS” në Moskë., ai punoi për 25 vite në Teatrin Kombëtar, ku edhe u njoh me bashkëshorten e tij, aktoren e njohur Pavlina Mani. Në karrierën e tij artistike numëron mbi 80 shfaqje dhe është nderuar me shumë çmime, bashkë me titullin e lartë “Artist i popullit”.

Për publikun shqiptar, Mani është bërë i njohur me rolin e Sali Protopapës, në filmin “I teti në bronz (1970)”, ndërsa po ashtu luan rol kryesor në “Vitet e para”, me personazhin e Stavri Larës.

Prej disa vjetësh regjisori i njohur jetonte në Nju Jork, SHBA, së bashku me të shoqen, aktoren e mirënjohur Pavlina Mani dhe të bijën, Jola.

Rreth albania news

Shiko gjithashtu

Nis vaksinimi masiv në Korçë, rreth 400 të moshuar marrin vaksinën kineze

Ka filluar sot vaksinimi për të gjithë qytetaret e moshës së tretë, nga mosha 90 …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *