Kryefaqa / Lajme / Ishin me pushime në Shqipëri, tre anëtarë të një familjeje ndërrojnë jetë papritur brenda pak orësh

Ishin me pushime në Shqipëri, tre anëtarë të një familjeje ndërrojnë jetë papritur brenda pak orësh

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në Shqipëri ku tre anëtarët e familjes Haliti, nga Gjilani, kanë humbur jetën. Mediat kosovare shkruajnë se dyshimet e para janë që nëna e djali me bashkëshorten, kanë ndërruar jetë si pasojë e hel mimit në ushqim, ndërkohë që ishin me pushime në Shqipëri, por kjo tezë mbetet të konfirmohet nga autoritetet shqiptare.

Dhembjen për këtë tragjedi e kanë shprehur familjarë e qytetarë të shumtë.

“Sot lagjja jonë mori lajmin tragjik per humbjen e 3 antarve te familjes Haliti, zoti i shperbleft me xhenet.Ngushllime”, ka shkruar Vebi Jerliu.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka shprehur ngushëllimet e tij familjes Haliti si dhe bëri apeli që të zbardhet rasti sa më parë nga autoritetet e Republikës së Shqipërisë.

“Me trishtim e mora lajmin për ndarjen nga jeta në mënyrë tragjike të tre anëtarëve të familjes suaj, në Shqipëri, Elfete, Afrim e Ferzinaze Haliti. Kjo tragjedi na ka tronditur të gjithëve dhe apeli im është që të ndriçohet rasti sa më parë nga autoritetet e Republikës së Shqipërisë. Familje e dashur Haliti, ju lus që të bëheni të fortë për ta përballuar këtë tragjedi që na tronditi të gjithë. Zoti ua lehtësoftë dhembjen!”, thuhet në reagimin e Hazirit.

Rreth albania news

Shiko gjithashtu

Vihen pas hekurave dy vëllezërit në Pogradec, dërgonin në maqedoni me varka hashash

Një 35-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Pogradec, ndërsa është …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *