Kryefaqa / Show Biz / Komentohet gjithmonë për marrëdhënien me fëmijët e Markut, Rudina: Ata kanë dhimbje të madhe…

Komentohet gjithmonë për marrëdhënien me fëmijët e Markut, Rudina: Ata kanë dhimbje të madhe…

Aktorja Rudina Dembacaj përflitet shumë për marrëdhënien që ka me dy fëmijët e partnerit Mark Marku, për Ertën dhe Leonardin.E ftuar në “Wake Up”, Rudina Dembacaj rrëfeu se ajo nuk i ndan fëmijët e Markut nga vajza e saj.

“Nëse bën dallime mes fëmijëve nuk je njeri. Nëse je prind vetë i kupton të gjitha Konflikt nuk kemi asnjëherë, secili ka hapësirat e veta. Përpiqem që të kujdesem për të gjithë njësoj. Janë të rritur, kjo më ka ndihmuar. Djali po merret me futboll dhe unë kujdesem për dietën ushqimore.

Vajza e Markut është ajo që na pret në shtëpi. Sigurisht ka vështirësi si marrëdhënie, kemi dy adoleshentë dhe një vajzë 4-vjeçare.

Por janë gjëra elementare dhe janë shumë të bukura. Ata kanë dhimbje shumë të madhe, për shkak të nënës së tyre.Edhe Viki ka momentet e saj, kërkon të ftojë babin për darkë dhe ne i themi ‘patjetër, ftoje babin’.

Edhe Aleksi ka kontributin e tij, sepse kur Viki shkon atje, blen çokollata për të gjithë, fëmijët e Markut, për mua. Të gjithë kemi humor në shtëpi, përveç Markut (qesh)”, rrëfeu Rudina.

Rreth albania news

Shiko gjithashtu

Bora Zemani publikon foto me të ëmën, ja sa shumë i ngjan

Bora Zemani është kthyer në një nga vajzat më të komentuara në showbiz-in shqiptar, e …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *