Kryefaqa / Show Biz / Pirro Çako bëhet baba për herë të dytë

Pirro Çako bëhet baba për herë të dytë

Kantautori Pirro Çako ka preferuar të jetë gjithmonë diskret për jetën e tij private duke e mbajtur përherë larg vëmendjes së kamerave.

Aq diskrete saqë pavarsisht se është parë përherë i shoqëruar nga një vajzë simpatike bjonde, identiteti i të cilës nuk është bërë kurrë i ditur për mediat.

Partnerja e këngëtarit mësohet se punon kancelare në një institucion të rëndësishëm të drejtësisë në vend dhe është gati 20 vite më e re se ai.

Pirro Cako me patneren:

Të dy mesa duket kanë vendosur ta çojnë në një stad tjetër raportin duke u bërë prindër të një djali që e kanë quajtur Amadeus.

Kjo është historia e parë rozë e Pirro Çakos që prezantohet në media, disa vite pasi ai i dha fund bashkëjetesës 5- vjeçare me Sisin, një tjetër vajzë jashtë botës së muzikës apo spektaklit.

Kujtojmë që bjondet janë dashuria e parë dhe me sa duket e fundit e Pirros, duke pasur parasysh që ish-bashkëshortja e tij, sopranoja Inva Mula, është bjonde, martesë nga e cila kanë një djalë, Anthony Çakon.

Rreth albania news

Shiko gjithashtu

Bora Zemani publikon foto me të ëmën, ja sa shumë i ngjan

Bora Zemani është kthyer në një nga vajzat më të komentuara në showbiz-in shqiptar, e …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *