Kryefaqa / Korcarët / Peleshi më i votuari në qarkun e Korçës, do ishte deputet edhe pa listën…

Peleshi më i votuari në qarkun e Korçës, do ishte deputet edhe pa listën…

Partia Socialiste mori 6 mandate në Korçë, ndërsa demokratët u mjaftuan me 5. I pari më i votuar në këtë qark si për PD ashtu edhe për PS është pikërisht ish-ministri Niko Peleshi, i cili ka marrë deri më tani 10 702 vota nga 253 kuti votimi të numëruara.

Deri më tani kanë mbetur pa numëruar edhe 174 kuti votimi, megjithatë duket se Peleshi e ka thyer herësin pa mbaruar numërimi.

Peleshi e ka fituar mandatin për shkak se gjendet si nr.6 në listën e Korçës, megjithatë edhe nëse nuk do të ishte në listë fituese, me votat që ka marrë deri më tani kur nuk ka mbaruar ende numërimi, Peleshi do të ishte sërish deputet duke thyer herësin.

PS ka marrë një total prej 60 543 votash në Korçë me një mesatare prej 10 090 vota për mandat. Ish-ministri ka marrë më tepër vota se mesatarja e partisë për mandate.

Rreth albania news

Shiko gjithashtu

Nis vaksinimi masiv në Korçë, rreth 400 të moshuar marrin vaksinën kineze

Ka filluar sot vaksinimi për të gjithë qytetaret e moshës së tretë, nga mosha 90 …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *