Kryefaqa / Korcarët / Video/ Mbërrijnë matrialet zgjedhore në Korçë për të gjithë qarkun

Video/ Mbërrijnë matrialet zgjedhore në Korçë për të gjithë qarkun

Kanë mbërritur materialet zgjedhore në Qarkun e Korçës. Baza materiale u transportua drejt këtij qarku nga mjete të ushtrisë të shoqëruara nga forca speciale të policisë, për të garantuar sigurinë e tyre.

Materialet zgjedhore po vendosen në dy KZAZ e qytetit të Korçës, që janë ata me numrat 73 dhe 74, ndërsa janë shpërndarë edhe në KZAZ-të e tjera të këtij qarku.

Përveç materialeve tekniko-zgjedhore për zgjedhjet e 25 prillit siç janë kamerat dhe monitorët të cilat kanë mbërritur ditë më parë sot kanë mbërritur edhe materialet e tjera zgjedhore si fletët e votimit, vulat, dhomat e fshehta të votimit etj.

Qyteti i Korçës ka dy KZAZ: njëra do të jetë në pallatin e sportit “Tamara Nikolla” dhe tjetra do të jetë në një nga shkollat e mesme në qytet shkolla “Themistokli Gërmenji” ndërkohë që i gjithë qarku ka 7 KZAZ dhe 427 qendra votimi.

Edhe këtë vit ashtu si në vitin 2017 , Qarku i Korces do të nxjerrë 11 mandate ndërsa votues ky qark regjistron 284 373 persona.

Kujtojmë që në vitin 2017 nga 280 000 persona të regjistruar kane votuar gjithsej vetëm 132 mijë qytetarë në gjithë qarkun.

Rreth albania news

Shiko gjithashtu

Nis vaksinimi masiv në Korçë, rreth 400 të moshuar marrin vaksinën kineze

Ka filluar sot vaksinimi për të gjithë qytetaret e moshës së tretë, nga mosha 90 …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *