Kryefaqa / Lajme / I hoqi prizën e respiratorit pacientit në Greqi, gjenden gjurmët e gishtave të shqiptarit…

I hoqi prizën e respiratorit pacientit në Greqi, gjenden gjurmët e gishtave të shqiptarit…

Policia greke ka arrestuar një 60-vjeçar shqiptar, i cili rreth dy javë më parë i hoqi aparatin e frymëmarrjes një 76-vjeçari të infektuar me Covid dhe që ishte i intubuar.

Sipas mediave greke shqiptari, i identifikuar si Spiro.M., i hoqi pacientit tjetër aparatin pasi ishte i shqetësuar nga zhurma, çka shkaktoi edhe humbjen e jetes së 76-vjeçarit.

Arrestimi i shqiptarit u bë pasi ai u shërua nga covid, por sipas mediave greke 60-vjeçari ka deklaruar se nuk ka lidhje me çështjen. Në deklaratën e tij, ai është shprehur se ka qenë në gjumë dhe nuk e dinte se çfarë kishte ndodhur.

Deklaratat e tij nuk kanë rezultuar bindëse, pasi nga hetimet ka rezultuar se në aparat ishin gjetur gjurmët gishtërinjve të shqiptarit.

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

DALIN PAMJET/ Momenti kur raketa kineze ra në Oqeanin Indian

Orët e para të mëngjesit të ditës së sotme mbetjet e raketës kineze, që prej …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *