Kryefaqa / Lajme / Rama: Do i sjellim emigrantët nga SHBA direkt në Shqipëri

Rama: Do i sjellim emigrantët nga SHBA direkt në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se pista e Vlorës do të ketë kushtet që të mund të pranojë fluturimet New York- Vlorë.

Kreu i qeverisë tha se do të cojnë Fan Nolin në Amerikë në mënyrë që ti sjellin qytetarët direkt në Shqipëri pa qënë të detyruar që të rrinë në aeroporte të tjera.

“Lajmi i bukur sot është që pista e Vlorës dhe të gjitha kushtet e aeroportit të Vlorës janë të tilla që fluturimet New York-Shqipëri të mos jenë vetëm New York-Tiranë por edhe Vlorë -New York sepse unë e kam thënë dhe nuk i ndahem gjërave që them.Ne do ta çojmë Fan Nolin në Amerikë dhe shqiptarët do t’i sjellim nga Amerika direk në Shqipëri pa qenë të detyruar të rrinë në aeroporte të tjera. Shqipëria do të bëhet një vend ku numri i turistëve do të rritet. Nuk janë vetëm këto porta nga qielli, por janë dhe katër porte të tjera nga deti.Baca Behgjet qesh kur dëgjon këta injorantët. Por injorantët insistojnë që Shqipëria nuk ka nevojë për aeroporte, por për bukë. Por e para shqiptarët nuk kanë vuajtur për bukë që nga koha e Skënderbeut, por përtej kësaj aeroportet janë fabrika e bukës”, tha Rama.

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

DALIN PAMJET/ Momenti kur raketa kineze ra në Oqeanin Indian

Orët e para të mëngjesit të ditës së sotme mbetjet e raketës kineze, që prej …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *