Kryefaqa / Lajme / Nxehet aktori i “Portokalli”: Do votoja PS por pashë që më kishin kontrolluar…

Nxehet aktori i “Portokalli”: Do votoja PS por pashë që më kishin kontrolluar…

I ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Wake Up’, aktori i mirënjohur i humorit Rezart Veleshnja nuk i ka shpëtuar pyetjes më ‘in’ të momentit, nëse ai e ka parë apo jo se cili është patronazhistin e tij.

Rezarti zbuloi edhe kë kishte menduar të votonte, por u shpreh i zhgënjyer nga mënyra sesi kjo gjë funksiononte dhe kërcenonte privatësinë e secilit.

“Më në fund pash databazën dhe më kishin kontrolluar çdo gjë timen, kunata, nga ka ardhur, nga vjen, kishte hyrë në familjen time, do votojë për PS, i ati ka dalë në pension. Njëherë e përgjithmonë, sa të kem jetën, për këta njerëz që mua më kanë bërë këtë gjë, që më kanë kontrolluar jetën dhe çojnë dhe informacione që është i sigurt ky që do votojë për ty, nuk e kanë votën vetëm nga kjo gjë Unë për PS isha me thënë të drejtën, do ta hidhja votën pas shumë vitesh, nuk do ta jap më, vetëm për këtë patronazhistin”, tha aktori.

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

I riu nga Kosova sheh veten në foton e të fejuarës, 10 vjet para se ta njihte (fotot)

Një djalë i shtangur nga Kosova ka zbuluar veten e tij në sfondin e një …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *