Kryefaqa / Show Biz / Eni Vasili rrëfehet për jetën private: Si do i quaj vajzat dhe si u njoha me partnerin

Eni Vasili rrëfehet për jetën private: Si do i quaj vajzat dhe si u njoha me partnerin

Moderatorja e njohur Eni Vasili është shtatëzënë në pritje të dy vajzave binjake.

Ajo mbrëmjen e djeshme ka qenë e ftuar “në kurthin e Piter Panit”, ku ka folur për jetën personale, njohjen me partnerin e deri tek emrat që do i vendosin vajzave kur të vijnë në jetë.

Eni Vasili rrëfeu se me bashkëshortin, Armandin është njohur në Tiranë nga disa shokë të përbashkët.

“Burrin e kam njohur në Tiranë. Ai ka jetuar në Londër, por kishte ardhur në Tiranë për disa punë të tijat. U njohëm nga miq të përbashkët. Atij iu prishën ca plane pastaj, por s’ka gjë…”, tha moderatorja.

Ndër të tjera ajo ka zbuluar edhe emrat që do t’i vendosin vajzave kur të vinë në jetë.

“Vajzat do të quhen Sofi dhe Nikol… Kështu kemi vendosur. Sofi është emri i gjyshes së Armandit dhe Nikol nga babai im”, tha moderatorja e “Open”.

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

Pirro Çako bëhet baba për herë të dytë

Kantautori Pirro Çako ka preferuar të jetë gjithmonë diskret për jetën e tij private duke …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *