Kryefaqa / Lajme / Rama bën humor me të rinjtë në Korçë: E dashke të bukur, e dashke bjonde, edhe kryetare…

Rama bën humor me të rinjtë në Korçë: E dashke të bukur, e dashke bjonde, edhe kryetare…

Kryeministri Edi Rama ndodhej këtë të hënë në qytetin e Korçës në kuadër të fushatës elektorale, ku u takua me të rinjtë.

Teksa po fliste, kryeministrit Rama i tërhoqi vëmendjen një djalë i ri të cilit i kërkoi që të ngjitej në podium. Pas kësaj i kërkoi që të ngjitej dhe një vajzë, të cilën sipas Ramës djali ishte duke e parë gjatë gjithë kohës.

Rama: Ulu mo ulu, mos u shqetëso. Ishte në këmbë dhe nuk po më shikonte mua, por atë vajzën aty. Hajde këtu. Ja shikoje nga afër. Shikoje pak më afër. Të pëlqen?

Vajza: Jo.

Rama: Je patronazhist?

Djali: Jo.

Rama: Po ti je patronazhiste?

Vajza: Jo. Unë jam kryetare e FRESSH!

Rama: As ti. Ti qenke kryetare e FRESH-it. Paske ambicie të madhe ti, mirë që e dashke të bukur, e dashke bjonde, e dashke dhe kryetare ti. Aq shumë e kishte hapur gojën sa i ishte futur maska. Dukej sikur po hante lulen e PS.

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

I riu nga Kosova sheh veten në foton e të fejuarës, 10 vjet para se ta njihte (fotot)

Një djalë i shtangur nga Kosova ka zbuluar veten e tij në sfondin e një …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *