Kryefaqa / Lajme / “Djali im nuk është siç po e tregon televizori…”

“Djali im nuk është siç po e tregon televizori…”

Familjarët e Rudolf Nikollit, autori i ngjarjes brenda xhamisë në rrugën e Kavajës kanë folur për te birin duke treguar se merrte ilaçe për stres.

Xhaxhai ka zbuluar se  34-vjeçari ka rënë pre e bulli zmit.. Ndërsa e ëma me lot në sy tha se i biri është i pafajshëm dhe kërkon shërimin e djalit.

Xhaxhai i Rudolfit: Djali nuk ka pasur asnjë grindje asnjëherë. Në Klos vinte e bënte faljet. Kur ka ikur në Tiranë, një nga Klosi e ka bulli zuar, e ka provokuar dhe e ka mbyllur atë çështje prokuroria dhe spitali. E kanë mbyllur herën e parë. Tani e kanë bulli zuar prap në Tiranë, e kanë ngacmuar, e kanë thirrur tek xhamia dhe atëherë ka rënë viktimë.

Nëna e Rudolfit: Të më shërojnë djalin se nuk ka qenë ashtu. E di unë se si ka qenë ai. Kërkoj vetëm shërim. Ma hoqën nga puna, u largua nga puna, nga shoqëria, nga familja. Më shëroni djalin ju lutem. Nuk mund ta krahasoj me asnjë se është djali im. I lutem edhe imamit të xhamisë se është i pafajshëm, nuk është ashtu siç e tregonte televizori. Ju lutem të ndërhyjë shteti të ma shërojë djalin. Ka disa kohë që merr ilaçe për muaj që është kështu. Ka gati 6 muaj.

Ndërkohë i ati, Nikoll Nipolli thotë se ata janë katolikë por i biri shumë vite më parë është konvertuar në mysliman dhe prej disa kohësh jetonte në Tiranë, Peshkopi por edhe në emigrim në Maqedoninë e Veriut.

Ai tregon se i biri ishte shtruar në spitalin psikiatrik dhe kishte marrë mjekime, por që nuk i ka ndjekur. Rudolf Nikolli ka patur probleme edhe më parë edhe ishte në kërkim, babai i tij thotë e ka ndihmuar sepse ka patur shumë probleme veçanërisht kur kaloi covid.

 

Source: Top Channel

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

I riu nga Kosova sheh veten në foton e të fejuarës, 10 vjet para se ta njihte (fotot)

Një djalë i shtangur nga Kosova ka zbuluar veten e tij në sfondin e një …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *