Kryefaqa / Uncategorized / Rama hap zemrën: Kur isha i vogël babai nuk donte të bënte foto me mua se i kisha këmbët e shtrembra…

Rama hap zemrën: Kur isha i vogël babai nuk donte të bënte foto me mua se i kisha këmbët e shtrembra…

Edi Rama ka zbuluar marrëdhënien me prindërit e tij. Teksa rrëfente në “E diell” lidhjen e ngushtë me gjyshen, tregoi se babai nuk donte të dilte me të kur ishte i vogël se i kishte këmbët e shtremëra. Ndërsa për fotografitë bardh e zi të familjes, thotë se realizoheshin nga Kristaqi që kishte një apararat fotografik.

“Im atë e kishte problem të dilte me mua kur isha i vogël se i kisha këmbët shumë të shtrembra. E kishte problem që çfarë është ky çun i jonë, nga ngjau por këmbët u drejtuan me kalimin e kohës. Unë kam lindur tek rruga Muhamet Gjollesha.

Im atë kishte një aparat fotografik që e kishte marrë që kur ishte student në Bashkimin Sovjetik dhe kishte një laborator të vogël në studion e vet dhe ai i bënte këto fotografi. Ishte kronikani i familjes sonë dhe kjo është një fotografi e bërë nga im atë. Hera herës fotografonte jetën familjare”, tregoi Rama.Ndërsa për studimet në lice, tregon se babai e lejoi se ishte shumë këmbëngulës, por zbulon se në familje kishte fuqi autoritare Aneta më shumë se Kristaqi.

“Unë kam bërë namin për të shkuar në lice dhe në fund fare, ai ra dakord se e pa që unë isha shumë këmbëngulës dhe doja të shkoja pikërisht aty. Ka qenë figurë e rëndësishme për mua sepse ishte një hapësire lirie, ndërkohë që ime më ishte shumë më tepër autoritare. Fuqi autoritare në shtëpinë tonë ishte Aneta, jo Kristaqi”, rrëfen Rama.

Kryeministri Edi Rama ka pasur marrëdhënie tepër të ngushtë me gjyshen e tij, e cila ishte tepër e dhënë pas fesë dhe gjatë natës dëgjonte shpesh pëshpërimën e lutjeve të saj.

Kur filloi të lexonte libra me qëndrime kundër fesë, shkoi tek gjyshja duke i folur edhe asaj kundër, gjë që e tronditi shumë dhe bëri gjyshen të qante. Më pas i tha se të besonte për një moment që Zoti nuk ekziston, dhe kjo bëri Ramën që të merrte një goditje elektrike, ndaj e cilëson gjyshen si personin që ia bënte gjërat më të lehta.

Edi Rama: Çdo natë kur flija, dëgjoja pëshpërimën e lutjeve të saj dhe njëherë, isha rreth moshës 10 vjeç dhe isha një revolucionar në kuptimin shumë i dhënë pas librave por të gjithë ata të frymëzonin idenë e revolucionit dhe kisha libra që tek tuk gjeje qëndrime që ishin shumë kundër fesë. Në një prej tyre lexoj për një personazh që përqeshte ikonat si dërrasa të lyera me bojë që merrnin mendjen e njerëzve.

Gjyshja kishte një ikonë që e mbante poshtë rrobave dhe e mbante kur ishin festat fetare ose kur ishte përvjetori i vdekjes së djalit të xhaxhait dhe ndizte një qiri. Një ditë të bukur lexoj këtë pasazh, frymëzohem, marr ikonën nga poshtë rrobave, i shkoj gjyshes në kuzhinë dhe i flas kundër fesë dhe i them është dërrasë e lyer me bojë, pse e nxjerr këtë? Një fëmijë agresiv dhe në një moment gjyshja tronditet shumë.

Ai ka qenë moment që në mendjen time ka ndezur një llambushkë, pastaj është zhvilluar me lexime të ndaluara, me nevojën për të jetuar me një nevojë alternative brenda botës së mbyllur dhe që kishte shumë lidhje me fenë. Ajo fillon e qan dhe me sytë me lot, thotë dakord, Zoti nuk ekziston, por cfarë të kushton që të pyesësh veten, po sikur të ekzistojë. Ai çast më dha goditje elektrike. Pastaj u shtjellua në vite. Gjyshja ka qenë personazhi më prezent në kuptimin që ishte jastëku ku vija kokën kur ime më ishte shumë kërkuese. Ishte kisha unë falesha, ishte kabina e rrëfimit, ajo që mi bënte më të lehta gjërat kur më kapnin ndonjë gabim.

Ardhja e Zahos në jetë, i ka ndryshuar jetën kryeministrit Edi Rama.Rama foli për Zahon, djalin e tij të vogël dhe tregoi se perceptimi i tij për fëmijët përpara se të njihej me të, ishte ajo e fëmijëve që qanin në avion.

Në rrëfimin e tij, Rama thotë se mendonte se ishte e tmerrshme ta përballoje këtë gjë, por që Zaho i ka ndryshuar jetën.

“Për fëmijët e vegjël kisha vetëm një perceptim, perceptimin e atyre që qajnë në avion. Më dukej e tmerrshme që të përballoje…ideja ime ishte që qanin gjithë ditën. Më dukej…Zaho më ka ndryshuar jetën,”- tregon Rama.

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

Rrëfimi i shkrimtarit të njohur francez Guillaume Apollinaire

Novelë e re nga Guillaume Apollinaire Shqiptarët janë burra të pashëm, fisnikë, të guximshëm, me …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *