E mërkurë , Prill 21 2021
Kryefaqa / Lajme / “Punonjësit e AlbControl e kishin rrogën 4000 dollarë dhe u përgjysmua”, ministrja: Ja pse protestuan…

“Punonjësit e AlbControl e kishin rrogën 4000 dollarë dhe u përgjysmua”, ministrja: Ja pse protestuan…

Ministrja Belinda Balluku përmes një deklarate për media ka sqaruar sipas saj, grevën e kontrollorëve dhe punonjësve të AlbControl. Balluku shprehet se duke qenë se trafiku ajror u përgjysmua, edhe pagat e stafit u përgjysmuan.

Ministrja theksoi se AlbControl nuk merr para nga buxheti i shtetit por nga kompanitë ajrore, në bazë të të ardhurave që akumulophen nga fluturimet. Balluku zbuloi se paga e tyre është 4.400 dollarë, dhe me përgjysmimin që filloi që me rënien e pandemisë, është 2.400 dollarë.

Ky përgjysmim i pagës është bërë shkak që të gjithë kontrollorët të ndërpresin punën të gjithë njëherësh.

Pjesë nga deklarata e ministres Balluku:

AlbControl punon me instrumentin e fitimit 0. AlbControl nuk paguhet nga buxheti i shtetit, por nga fluturimet. Këto të ardhura deklarohen në Eurocontrol sesa të ardhura i duhen në muaj, kosoto operative, paga, investime etj.

Nga marsi ka i vitit të kaluar nuk ka pasur investime, dhe kostot operative janë ulur. Paratë që vijnë nga trafiku ajror vijnë sipas sasisë së operimeve të kryera. Gjatë vitit 2020, dhe në fillim të këtij viti kanë operuar vetëm 102 mijë avion. Trafiku ka rënë me 57%. Edhe në muajin janar, shkurt, mars trafiku ka rënë me 57%.

Kontrollorët e trafikut ajror deri në fund të vitit 2019 kanë pasur paga që arrinin deri në 4.4 milion lekë. Unë kam deri dje që flas me gazetarët dhe janë të habitur me keto paga. Ekzistojnë këto paga sepse nuk paguhen nga buxheti i shtetit.

Këto paga kanë qenë në nivelin 4.400 dollarë. Sot janë në këtë nivel për shkak se punohet me 43% të trafikut, dhe po marrin 2.490 dollarë.

Për shkak të kësaj ulje ne kemi pasur në vazhdimësi presion nga kontrollorët, që kanë kërkuar kthimin e pagës në nivelin e mëparshëm. Në fund të vitit AlbControl nuk ka të drejtë të ketë para mënjanë. Nëse mbetet fitim në fund të deklarimit, iu kthehet kompanive ajrore.

Dje, për të bllokuar trafikun ajor dhe për të vënë nën presion shtetin shqiptar, kanë vendosur që të bëjnë një akt që quhet paaftësi për të operuar. Pra, kanë deklaruar që janë të paaftë për të operuar. Me arsye: konflikte financiare për shkak të problemeve financiare. (Lexon deklaratën e një kontrollori)

Një kontrollor i trafikut ajror thotë se është i paaftë për të punuar sepse ndihet në stres, sepse paga e tij nga 4 mijë dollarë është bërë 2 mijë dollarë. Kjo pagë nuk i del një familje me 4 anëtarë për të jetuar. Të tjera si këto kërkesa i janë dorëzua dje AlbControl.

Kjo është një grevë ilegale sipas Kodit të Punës. Të gjithë janë deklaruar në të njëjtin moment. Me të njëjtin arsyetim dhe me stres të madh. Kanë futur në kolaps sistemin e navigimit ajror në Shqipëri.

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

“Më puth pak, do të bëj drejtoreshë”, nënkryetari i FRD merr në zyrë një vajzë dhe i premton punë…

Emisioni “Stop” transmetoi këtë të martë rastin e nënkryetarit të FRD-së për Tiranën, Ilir Hodaj, …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *