E mërkurë , Prill 21 2021
Kryefaqa / Lajme / Komentuesit i thonë se po plaket, aktorja shqiptare merr propozimin për martesë nga partneri 19 vite më i ri

Komentuesit i thonë se po plaket, aktorja shqiptare merr propozimin për martesë nga partneri 19 vite më i ri

Rrjetet sociale kanë “shtrembëruar” realitetin dhe shumë njerëz përdorin programe të ndryshme për të modifikuar imazhet e tyre në mënyrë që të jenë të pranueshëm nga të tjerët.

Mirëpo, me Adriana Matoshin nuk ndodh kështu! Aktorja dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, jo vetëm që publikon foto të pamodifikuara, por u përgjigjet sinqerisht të gjithë atyre që e kritikojnë.

Së fundmi ajo vendosi të publikojë një foto të vetes me anë të së cilës i është përgjigjur të gjithë atyre që i thonë se po plaket.

“Në një foto disa më shkruajtën: ‘Sa keq po plakesh, je e tmerrshme’. Ajo që ndodh, më bëri të kuptoj se sa e vështirë duhet të jetë të jesh një grua e re, në kohën e mediave sociale.

Unë jam 41, e di kush jam dhe e di se çfarë dua, por komente të tilla mund të të dëmtojnë vetëm shpirtin e juaj!”, ishin fjalët e Matoshit.

Por, vëmendjen e mori komenti i të dashurit të saj, Keith Groeneveld.

Futbollisti afrikan, i cili është 19 vite më i ri se aktorja, i komentoi me anë të emoji-t të një unaze prej diamanti, pra duke e propozuar për martesë.

Dhe përgjigja e Adrianës ishte: “PO!”.

Nuk dihet ende nëse martesa është në planet e afërta të çiftit, megjithatë, ata po e shijojnë shumë romancën krah njëri-tjetrit.

Adriana është nënë e katër fëmijëve, më i madhi nga të cilët është 20 vjeç. Ajo ka treguar më parë se të katërt e kanë pritur mirë lidhjen e saj dhe se e kanë mbështetur.

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

Basha pritet me ovacione në Pogradec: Ju ka hipur nuri i fitores, në sytë tuaj shoh shpresë…

Kryedemokrati Lulzim Basha ka vizituar ditën e sotme qytetin e Pogradecit ku dhe ka mbajtur …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *