E mërkurë , Prill 21 2021
Kryefaqa / Lajme / Avioni me pasagjerë niset nga Athina në Tiranë, pas 30 minutash detyrohet të kthehet mbrapsh

Avioni me pasagjerë niset nga Athina në Tiranë, pas 30 minutash detyrohet të kthehet mbrapsh

Një avion pasagjerësh i nisur nga Athina është futur sot në hapësirën ajrore të Shqipërisë dhe ka qendruar për 30 minuta në ajër, në tentativë për tu ulur në Rinas.

Kjo, për shkak se puna në Aeroport është bllokuar sepse kontrollorët e AlbControl kanë bojkotuar punën dhe janë në protestë për pagat dhe kushtet e punës. I gjendur në këto kushte, avioni i kompanisë greke “Aegean Airline” është kthyer sërish në Athinë.

Për 30 minuta avioni i nisur mëngjesin e sotëm nga ka kryer manovra në ajër duke tentuar uljen në pistën e Rinasit, por ka dështuar dhe është kthyer pas. Kontrollorët dhe punonjësit e tjetër të AlbControl kërkojnë rritje të pagës, pasi në prill 2020 ato janë ulur me 70%.

Pasagjerët që kishin prerë biletat dhe do të zbrisnin mëngjesin e sotëm në Rinas, nuk do të udhëtojnë.

Edhe pse TIA njoftoi pak më parë se për shkak të grevës së kontrollorëve të “AlbControl” fluturimi do të ribëhej nga Athina, duket se tentativat kanë dështuar dhe avioni i kompanisë “Aegean Airline” nuk do të vijë sot në Rinas.

“Operimet kane rifilluar normalisht në 09.55 dhe Aegean pritet të riniset për të sjellë pasagjerët në Tiranë”, njoftoi TIA. Por, mesa duket pala greke tashmë nuk pranon që ky fluturim të kryhet,

AlbControl është një kompani me kapital 100% shtetëror dhe në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës. Pritet që ministrja Balluku të jetë vetë sot në ambientet e AlbControl për të dikutuar për kërkesat e kontrollorëve dhe punonjësve të tjerë.

Kërkesat e kontrollorëve:

– Rikthim i kolegëve në punë;
– Shfuqizim i vendimeve të bordit;
– Rikthimi i pagës së plotë sipas kontratës kolektive;
– Transparencë financiare e plotë për vitin 2020;
– Një anëtar sindikate të jetë anëtarë bordi.

Kjo është hera e parë që ndodh një protestë nga kontrollorët e ‘AlbControl’, të cilët kanë firmosur deklaratën e paaftësisë në punë për shkak të stresit të vazhdueshëm që kanë, ndikuar edhe nga pandemia.

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

Basha pritet me ovacione në Pogradec: Ju ka hipur nuri i fitores, në sytë tuaj shoh shpresë…

Kryedemokrati Lulzim Basha ka vizituar ditën e sotme qytetin e Pogradecit ku dhe ka mbajtur …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *