E mërkurë , Prill 21 2021
Kryefaqa / Lajme / E rëndë në Korçë

E rëndë në Korçë

Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në fshatin Porodinë në Korçë.

Një 27 vjeçar u plagos keq gjatë kohës që ishte duke punuar.

Burimet zyrtare bënë me dije se freza e zetorit i preu të dyja këmbët 27-vjeçarit në fshatin Porodinë dhe situata e tij paraqitet shumë e rëndë prej hemoragjisë.

“Rreth orës 13:30, jemi njoftuar se në fshatin Porodinë-Korçë, shtetasi A. M., 27 vjeç, duke punuar arën me një mjet tip zetor, dyshohet se është plagosur rëndë në këmbë, si pasojë e frezës së mjetit. Aktualisht ky shtetas, ndodhet në Spitalin e Korçës nën kujdesin intensiv të mjekëve”, njoftoi policia.

Por pas kësaj ai mesohet se eshte derguar me helikopter ne Tirane pasi gjendja eshte e rende.

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

“Më puth pak, do të bëj drejtoreshë”, nënkryetari i FRD merr në zyrë një vajzë dhe i premton punë…

Emisioni “Stop” transmetoi këtë të martë rastin e nënkryetarit të FRD-së për Tiranën, Ilir Hodaj, …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *