Kryefaqa / Lajme / Zjarrfikësit në Korçë punojnë në kushte te veshtira

Zjarrfikësit në Korçë punojnë në kushte te veshtira

Emisionit “Stop” ka treguar sot problematikat që kanë zjarrfikësit në Korçës. Për “Stop” ata kanë treguar se kanë kërkuar sipas një VKM-je t’u paguhen orët e natës, ditët e festave dhe ditët e fundjavës.

Por edhe pse kanë bërë një kërkesë të tillë, ata thonë se në fillim në listë-prezenca u shkruhej 8 orë shërbimi, ndërkohë që ishte 24 orë, e në këtë mënyrë të mos kërkonin dot paratë që u takonin sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave.

Pasi nuk gjetën zgjidhje në drejtori i zjarrfikëses në Korçës dhe në Bashkinë Korçë, punonjësit zjarrfikës iu drejtuan gjykatës. Padia e tyre është pranua pjesërisht dhe drejtuesi i MZSH Korçë, thotë se në këtë strukturë nuk aplikohet kodi i punës, por një ligj i veçantë, por dhe ky ligj i veçantë ia njeh 24orëshin punonjësve si shërbim dhe ditët e festave dhe fundjavë si ditë normale.

Gazetarja: Këta punonjës a punojnë në bazë të kodit të punës?

Drejtori: Po neve kemi ligjin tonë, që është ligji organik. Në bazë të këtij ligji, kanë dalë dhe urdhra dhe udhëzime në bazë të atyre, se si do të paguhen për orët shtesë, që bëjnë.

Gazetarja: Ata punojnë 24 orë. Pse më parë shënohej 8 orë këtu në borderotë tuaja?

Drejtori: Po ne mund ta shënojmë, çfarë rëndësie ka punohet 8 orë a 24 orë? Ato janë 8 orarshe.

Gazetarja: Si çfarë rëndësie ka? Ka shumë rëndësi ajo. A është shërbimi 24 orë?

Drejtori: Po mirë, është shërbimi 24 orë. Ne i shënojmë me 8 orarshe, se ashtu e kishte financa. Ne e diskutuam dhe në gjyq këtë. Po do prisni vendimin e gjyqit, se është argumentuar ajo? Dhe janë këto probleme gjithandej. Ca i marrin, ca s’i marrin.

Gazetarja: Pse? Kush e interpreton këtë ligj?

Drejtori: Varet si interpretohet. Për këtë janë kërkuar shumë dhe na ne dhe nga të gjitha MZSH-të e bashkive.

Gazetarja: Ai po punon 24 orë. Si paguhet 24 orëshi?

Drejtori: 24 orë punojnë, se 24 orë shërbim dhe ka 72 orë pushim, se është dhe pushimi aty. Ai e ka ditë të zakonshme dhe të shtunë dhe të dielën.

Gazetarja: Ju kur i hiqni nga puna, i hiqni me Kod Pune apo jo?

Drejtori: Jo, jo!

Gazetarja: Si i hiqni? Pa kod pune?

Drejtori: Jo, pra jo. Dikur paguheshin orë nate. Doli ky 203-shi që kishim ne këtu dhe në bazë të kësaj 203-shit, ajo bie.

Gazetarja: Nga 2019-ta deri sot, asnjë nga këta punonjës nuk është thirrur jashtë shërbimit?

Drejtori: Janë thirrur, janë gjashtë raste. Të jepen pushime. Në pamundësi, të paguhen. I pari fare është pushimi dhe këtu të kap ai. Jepja pushim, thotë! Në prill ne nuk i paguam, se ishim cikë të dyzuar. U bënë ca tentativa për t’i paguar. Nuk na i pranuan. Jepuni pushime, thanë. Vajtëm edhe me juristen, edhe me financën jepuni pushim, thanë, nuk iu takojnë.

Nga ana tjetër kreu i sindikatës thotë, se duhet të zbatohet Kodi i Punës për mënyrën sesi paguhet punonjësi. Ai shpjegon se punonjësve të policisë dhe FNSH-së u paguhet këto shtesa dhe bëhet fjalë për punonjës në të njëjtat kushte. Punonjësit e zjarrfikësve nuk kanë kontrata pune dhe kjo është e padrejtë./tvklan.al

Rreth albania news

Shiko gjithashtu

Mori vaksinën kineze anti Covid, Luftar Paja tregon simptomat dhe bën apel…

Aktori, Luftar Paja tregon se ka marrë dozën e parë të vaksinës “Sinovac”, para tre …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *