Kryefaqa / Lajme / Pogradec, ulet ndjeshëm numri i të infektuarve/ Ja sa raste aktive kemi

Pogradec, ulet ndjeshëm numri i të infektuarve/ Ja sa raste aktive kemi

Gjatë javës së fundit në vendin tonë është ulur ndjeshëm numri i të infektuarve me Covid.

Kjo gjë ka ndodhur edhe në qytetin e Pogradecit ku mësohet se që nga data 23-28 Mars, janë vetëm 190 raste aktive në këtë qytet.

Të hospitalizuar 1

Numri i personave të izoluar 190

Të shëruar në 24 orët e fundit 0

Gjatë kësaj jave janë kryer në total 133 teste nga të cilat 19 janë teste PCR dhe 114 jane teste të shpejtë (rapid).

Ndryshe nga javët e kaluara kjo javë ka pasur një ulje të rasteve aktive me covid-19.

Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor vazhdon baskëpunimin me policinë në lidhje me monitorimin e personave të karantinuar,por në të njëjtën kohë edhe komunikimi me mjekët e familjes në lidhje me gjendjen shëndetësore të personave të prekur me Covid-19.

Sektori i epidemiologjisë vazhdon hulumtimin vatror si dhe evidentimin e kontakteve të reja.

Rreth albania news

Shiko gjithashtu

Gruaja në Greqi ndërron jetë 30 minuta pasi mori vaksinën AstraZeneca, mjekët tregojnë shkakun

Dje në grua 63 vjeçe ndërroi jetë në Ilion të Greqisë, vetëm 30 minuta pasi …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *