Kryefaqa / Korcarët / Futbollisti i kombëtares tregon si u njoh me gruan korçare: I thashë po vij në Korçë e po rraf…

Futbollisti i kombëtares tregon si u njoh me gruan korçare: I thashë po vij në Korçë e po rraf…

Sulmuesi i Kombëtares, Sokol Cikalleshi, ka zbuluar detaje tepër interesante mbi jetën dhe karrierën e tij. I ftuar në emisionin “Në kuthin e Piter Pan”, futbollisti kavajas, ndër të tjera zbuloi si u njoh me gruan e tij, e cila jetonte në Korçë.

Sulmuesi gjithashtu foli edhe për momentin më të vështirë në karrierë, kur e la futbollin për 13 muaj.

NJOHJA ME GRUAN- Unë gruan e kam njohur nëpërmjet miqve të përbashkët, pastaj kam qenë unë ai që kam bërë hapin e parë. Nuk ka qenë “Instagrami” ka qenë “Facebook”-u në atë kohë. I çova kërkesë miqësie, ma ktheu. Filluam duke folur. E di çfarë i kam thënë gruas?

Në atë kohë kam luajtur me Kukësin, kam qenë duke shkuar për në ndeshje ndaj Skënderbeut në Korçë. I kam thënë, unë po vij në Korçë dhe do ta rraf Skënderbeun. Është e vërtet. Ajo tha: “Jo mo jo, do rrafësh Skënderbeun ti”. Me të vërtetë ne fituam atë ndeshje.

Rreth albania news

Shiko gjithashtu

Nis vaksinimi masiv në Korçë, rreth 400 të moshuar marrin vaksinën kineze

Ka filluar sot vaksinimi për të gjithë qytetaret e moshës së tretë, nga mosha 90 …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *