Kryefaqa / Korcarët / Nis vaksinimi masiv në Korçë, rreth 400 të moshuar marrin vaksinën kineze

Nis vaksinimi masiv në Korçë, rreth 400 të moshuar marrin vaksinën kineze

Ka filluar sot vaksinimi për të gjithë qytetaret e moshës së tretë, nga mosha 90 dhe poshtë.

Sot është planifikuar të bëhen 400 doza për të moshuarit e qytetit, ndërkohë që ka vazhduar shpërndarja e dozave në të gjitha qendrat shëndetësore të Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetesor Korçë.

Në Korçë janë 19 qendra shëndetësore duke filluar nga qendra më e largët në Lekas deri në Pustec. Prej nesër do të fillojë vaksinimi në të gjitha qendrat shëndetesore, sipas listave të përgatitura nga mjekët e familjes.

Për këtë fazë do të përdoret vaksina SINOVAC, e ardhur nga IShP. Vaksina ka për të gjithë sipas planit të shpërndarjes dhe grupmoshave.

Përsa i perket mësuesve ka përfunduar vaksinimi i pjesës më të madhe të tyre, ndërkohe do vijohet edhe me dozën e dytë.

Rreth albania news

Shiko gjithashtu

E intubuar prej disa ditësh, ndërron jetë 28 vjeçarja nga Korça

Një 28-vjeçare nga Korça është mes viktimave nga koroanvirusi. Lajmi bëhet i ditur nga burime …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *