Kryefaqa / Uncategorized / U rrit mes varfërisë por ia doli të ndërtojë një jetë të re, 20 vjeçarja: Ja ku e gjeja forcën

U rrit mes varfërisë por ia doli të ndërtojë një jetë të re, 20 vjeçarja: Ja ku e gjeja forcën

Ersiada nga Durrësi 20 vjeç ka ardhur tek rubrika “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare për t’i bërë një surprizë të bukur prindërve të saj. Ajo ka rrëfyer historinë e saj të dhimbshme, ku gjithë fëmijërinë i është deshur ta kalonte mes varfërisë ekstreme.

“Unë nuk kam kaluar një fëmijëri si të gjithë të tjerët. Fëmijëria ime ka qenë e mbushur me shumë gëzim e dashuri, por njëkohësisht edhe me shumë vuajtje. Shkaku kryesor i vuajtjeve tona ka qenë varfëria. Të lindësh i varfër, nuk është e thjeshtë, kur je fëmijë dhe i pafajshëm dhe njëkohësisht duhet të mbash mbi shpatulla shumë vuajtje që në moshë shumë të vogël. Ne jetonim në një shtëpi të vjetër, ku tjegullat ishin shumë të shkatërruara.

Gjatë dimrit uji hynte në shtëpinë tonë dhe shpesh herë edhe librat kur i harronim duke fjetur, lageshin dhe kjo u bë një arsye që ne ndoshta të mos ndiqnim dhe mësimin. Ishte shumë e dhimbshme që shpesh herë duhet ta largonim ujin me lecka. Shpesh herë ndodhte që të shkëputeshin dhe dritat dhe ne duhet të studionim me qiri. Shpesh herë kam vuajtur bullizimin dhe nga bashkëmoshatarët e mi. Më thoshin shpesh herë se lahesha me ujë shiu sepse unë nuk kisha dush në shtëpinë time. Më thoshin që t’i nuk ke ushqim të ushqehesh, ti nuk i ndërron rrobat çdo ditë si bashkëmoshatarët.

Unë shpesh herë prekesha por personat që kam ftuar, kanë qenë ata që më jepnin forcën, mamin dhe babin. Tavani ishte i shkatërruar dhe ndodhte që të binin dhe copa gurësh në fytyrë gjatë natës kur flija. Duket si një histori e pabesueshme dhe unë në një moshë tjetër ndoshta nuk do e tregoja, do më vinte turp, por unë sot e shoh atë si pikën time më të fortë edhe jam shumë krenare ta tregoj që historia ime t’i japë forcë dikujt që është sot në gjendjen time. Do jepja një mesazh bashkëmoshatarëve të mi që mos bullizoni sepse nuk e dini se çfarë po kalon dikush tjetër”, ka rrëfyer Ersiada.

Ajo ka punuar që 13 vjeç në një fabrikë peshku e cila për shkak të kushteve të vështira të punës ajo pati probleme shëndetësore.

Ardit Gjebra: Kjo është një periudhë që ka kaluar për ty.

Ersiada: Jo, kjo është akoma e tashmja e prindërve të mi. Për mua ka kaluar por është e tashmja e prindërve të mi.

Ersiada tregon se ai ishte një nxënëse ekselente dhe shkollimin e shihte si zgjidhjen e vetme për t’i nxjerrë prindërit e saj nga kjo situatë dhe varfëri që gjendeshin. Ai tregon se në shkollën e saj erdhi një shkollë italiane ku ofronin bursa studimi dhe dy kriteret kryesore ishin mesatarja dhe gjendja ekonomike. Ajo i plotësonte të dyja këto kushte dhe pasi e plotësoi formularin, Ersiada mori lajmin e bukur që ajo e kishte fituar bursën.

Ardit Gjebrea: Ti ke punuar që e vogël?

Ersiada: Po kam punuar, kam qenë 13 vjeçe kur kam punuar gjatë periudhës së pushimeve verore. Kam punuar në një fabrikë të përpunimit të peshkut në të zezë sepse ishte vendi i vetëm ku mund të pranohesha si minorene dhe aty kam punuar në kushte shumë të vështira. Temperaturat ishin shumë të ulta, procesi i punës ishte shumë i vështirë dhe shpesh herë kisha probleme shëndetësore. Kisha probleme me lëkurën sepse ato kishin solucione që ishin shumë të dëmshme për një lëkurë të ndjeshme si e imja.

Ardit Gjebrea: Unë di që ishe një nga punëtoret më të mira.

Ersiada: Isha më e preferuara, punoja pafund.

Ardit Gjebrea: Të kujtohet ndonjë moment i veçantë në shkollë?

Ersiada: Po në shkollë kam pasur shumë momente të veçanta, të bukura dhe të shëmtuara, por të bukur më jepnin forcë dhe të shëmtuarat më jepnin forcë. Momente kanë qenë shumë, një ndër to ka qenë kur organizoheshin ekskursione dhe unë nuk kisha mundësi t’i ndiqja. Shpesh herë mësuesit kontribuonin që dhe unë të isha pjesë e udhëtimit dhe unë dua t’i përshëndes të gjithë mësuesit e mi.

Ersiada tregon se tani jeton në Itali me bashkëshortin që e ka njohur kur ishte 17 vjeç në Shqipëri. Ajo u sistemua në Itali dhe më pas tërhoqi edhe bashkëshortin, ku krijuan një jetë të re dhe një familje të bukur. Ata kanë dhe një vajzë vetëm 6 muajsh. Përballja e saj me prindërit në studio kishte emocione të forta. Babai dhe nëna e saj u shprehën se janë shumë krenarë dhe të lumtur për vajzën që kanë rritur. Madje ata takuan dhe mbesën e tyre për herë të parë. /tvklan.al

Rreth albania news

Shiko gjithashtu

Korçë, i moshuari gjendet i pajete në shtëpi

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Korçë ditën e sotme , ku policia ka …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *