E mërkurë , Prill 21 2021
Kryefaqa / Korcarët / Dëbora ‘pushton’ qarkun e Korçës, ja si paraqitet situata në akset rrugore

Dëbora ‘pushton’ qarkun e Korçës, ja si paraqitet situata në akset rrugore

Ditën e sotme janë rikthyer reshjet e dendura të shiut në disa zona të vendit.

Temperaturat e ulëta kanë sjellë acar dhe reshje dëbore në Korçë, Dibër e Bulqizë.

Njoftimi për Korçën:

Ne Qarkun e Korces gjate nates ka paturr reshje debore te cilat vazhdojne ende me alternime.

Trashesia e bores varion nga 5cm deri ne 15 cm.Ne qytetin e Korces ka rreth 5 cm bore.

Kontraktoret jane ne akset rrugore duke punuar per mirembajtje dimerore me borepastruese dhe grupe pune.

Ne rrugen e Dardhes nga km 8 – km 14 rekomandohen kalimi i mjeteve me zinxhire ose goma dimerore. Veshtiresi paraqet edhe segmenti rrugor i Biglles ne rrugen e Doganes Gorice.

Nuk ka probleme ne rruget e tjera nacionale dhe rurale te qarkut.

Kerkohet kujdes nga drejtuesit e mjeteve ne kushtet e lageshtise se madhe ne rruge.

Nga informacioni i dhene nga drejtuesit e OSHE rezulton se nga rreshjet e bores dhe lageshtira jane krijuar disa probleme me energjine elektrike ne fidrat qe mbulojne zonen e Vithkuqit bashkia Korce, Petrushes dhe Zvezdes bashkia Maliq se bashku me fshatrat rreth tyre.Grupet e punes jane ne terren dhe po punojne per eliminimin e defekteve.

Jemi ne ndjekje te situates dhe do te informohet ne vijim.

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

E intubuar prej disa ditësh, ndërron jetë 28 vjeçarja nga Korça

Një 28-vjeçare nga Korça është mes viktimave nga koroanvirusi. Lajmi bëhet i ditur nga burime …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *