Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Korçë ditën e sotme , ku policia ka gjetur në banesën e tij trupin e pajetë të një 70 vjeçari.
Ai është identifikuar si Vangjush Prodani, ndërkohë që dyshohet se ka ndërruar jetë 3 muaj më parë, por do të pritet të kryhet ekspertiza për të përcaktuar kohën dhe shkaqet nga të cilët ka ndërruar jetë i moshuari.
70 vjeçari jetonte i vetëm në banesë dhe gjatë kësaj periudhe nuk ka patur kontakte me asnjë familjar.
Kujtojmë se ditën e sotme edhe në qytetin e Vlorës policia ka gjetur trupin e pajetë të një personi, i cili kishte ndërruar jetë prej ditësh por mbahej në dhomë nga bashkëshortja e tij, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor