Kryefaqa / Lajme / Detaje nga ngjarja ne Fier

Detaje nga ngjarja ne Fier

E reja që shihni në foto është 28 vjeçarja që humbi jetën dje nga duart e bashkëshortit të saj një vit më të madh.

 

Ngjarja ndodhi në fshatin Sheq i Madh në Fier ku Demokrat Medinaj qëlloi 31 herë me thikë gruan e tij Irvana Hyka.

 

Kanë qenë familjarët e tjerë të cilët duket se jetonin në të njëjtën shtëpi me çiftin, ata që telefonuan ambulancën, ndonëse gruaja kishte ndërruar jetë në vend.

 

Kështu, ata i dhanë kohë autorit të largohej dhe ai ende nuk është kapur.

 

Nuk dihet ende se çfarë e ka shtyrë të riun t’i marrë jetën nënës së dy fëmijëve të tyre, e cila për më tepër ishte shtatzënë, në pritje të fëmijës së tretë.

 

Çifti kishin 9 vjet të martuar, ndërsa familjarët e tyre, në dëshmitë e dhëna në Policikanë hedhur poshtë mundësinë që i riu të vuante nga probleme mendore.

Rreth albania news

Shiko gjithashtu

Gruaja në Greqi ndërron jetë 30 minuta pasi mori vaksinën AstraZeneca, mjekët tregojnë shkakun

Dje në grua 63 vjeçe ndërroi jetë në Ilion të Greqisë, vetëm 30 minuta pasi …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *