Kryefaqa / Lajme / Agjencia europiane e barnave nxjerr përfundimin për AstraZeneca, rinis vaksinimi në Francë dhe Itali

Agjencia europiane e barnave nxjerr përfundimin për AstraZeneca, rinis vaksinimi në Francë dhe Itali

Pasditen e sotme Agjencia Europian e Barnave njoftoi se vaksina AstraZeneca është e sigurtë dhe efektive, duke shtuar se vaksinimi te qytetarët duhet të vazhdojë.

Vendi i parë që rinisi vaksinimin me AstraZeneca, menjëherë sapo u bë publik përfundimi i studimeve të EMA ishte Franca. Po ashtu edhe kryeministri i Italisë Mario Draghi njoftoi se vaksinimi me AstraZeneca do të nisë të premten.

Hetimi

Agjencia Evropiane e Barnave analizoi 30 çrregullime me mpiksje gjaku midis 5 milionë njerëzve në BE që kanë marrë vaksinën AstraZeneca.

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha të mërkurën se po kryeshin vlerësimee të të dhënave lidhur me sigurinë e vaksinës. Ajo tha se përfitimet nga vaksina janë më të mëdha se sa rreziqet e saj.

“Në fushatat e gjera të vaksinimit, është e zakonshme që vendet e ndryshme të sinjalizojnë efekte të mundshme negative pas imunizimit,” tha organizata në një deklaratë. “Kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se incidentet janë të lidhura me vetë vaksinimin, por është praktikë e mirë që ato të hetohen.”

Shqetësimet në lidhje me vaksinën nxitën një numër vendesh të BE-së të ndërpresin përdorimin e saj, duke përfshirë Gjermaninë, Francën, Italinë dhe Spanjën.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen shprehu dje besim te AstraZeneca, por vazhdoi kritikat ndaj ritmit të livrimit të vaksinave nga kompania.

Rreth albania news

Shiko gjithashtu

Gruaja në Greqi ndërron jetë 30 minuta pasi mori vaksinën AstraZeneca, mjekët tregojnë shkakun

Dje në grua 63 vjeçe ndërroi jetë në Ilion të Greqisë, vetëm 30 minuta pasi …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *