Kryefaqa / Uncategorized / Për herë të parë vajza nga Velçani rrëfen humbjen e prinderve

Për herë të parë vajza nga Velçani rrëfen humbjen e prinderve

Kanë kaluar vite të tëra por dhimbja për familjen Çela nga Velçani i Pogradecit nuk është shëruar. Ajo vazhdon të jetë e freskët pasi autorët e ngjarjes enden të lirë nëpër botë.

Bashkëshortët Xhevahir dhe Skënderie Çela  ishin duke punuar arën e tyre në vitin 1997, me vete kishin katër fëmijët e vegjël, kur fiqnji i tyre Ismail Çela së bashku me disa persona të tjerë u morën jetën dy prindërve.

Nga breshëria humbi jetën edhe vajza e vogel Roza,13-vjeçe. Një ngjarje e rëndë, e cila u pasqyrua edhe në median e shkruar dhe atë vizive. Ismail Cela, u deuna me burgim të përjetshëm në mungesë, nga gjykata e Pogradecit në vitin 1998 por nuk u kap kurre. Nga studio e emisionit ‘Pa Gjurmë’ Vera Gorica, vajza e madhe e familjes merr guximin të rrëfejë se prej 24 vitesh kërkon drejtësinë e munguar, për hir të nënës, babait dhe motrës.

“Më ka shkaktuar dhembje shumë te madhe humbja e prindërve dhe motrës. Prindërit po punonin në arë, ndërsa motra e vogël shkoi në shtëpi për të marrë drekën. Kur u kthye dhe pa disa persona me ar më në dorë, në atë moment ata shtinë mbi prindërit dhe motrën duke u marre jeten. Ndërsa dy të vegjëlit motra 5 vjeç dhe vëllai 7 vjeç e panë gjithë ngjarjen. Ata shtinë edhe mbi fëmijët, por fatmirësisht plu mbi kapi vetëm lopët. Kur vëllai shkoi në vendngjarje nuk i gjeti trupat. Ai ishte me nusen e xhaxhait. As sot nuk e kam pyetur sesi arriti e para. Kur motra pa babain, të shtrirë në tokë, rënkoi dhe më pas ndërroi jetë.

Bashkëshortët  ishin prindër të 8 fëmijëve, ku fatkeqësisht 7 prej tyre mbetën jetim dhe rritën njëri-tjetrin. Ata nuk e harrojnë momentin, kur gjetën të shtrirë në tokë, trupat e pajetë të prindërve dhe motrës së tyre Roza. Autori u pa nga banorët dhe u mësua se ishte fqinji i tyre, ku pas një konflikti banal me djalin e çiftit të ndjerë, kishte vendosur të merrte hak dy javë më pas.

Një vajzë nga fshati, e cila ishte 15 vjeçe e kishte parë ngjarjen. Kur e pyet motra, tregoi emrin e autorit Ismail Çela, por kur dëshmitarja u pyet nga policia nuk tregoi më asgjë. Por ai nuk ishte i vetem, kishte disa bashkepunetore. Dy javë para se të ndodhte ngjarja, Ismaili vodhi zahiretë në shtëpinë tonë. Vëllai adoleshent takohet me Ismailin,duke i kërkuar llogari. Ai e godet me sëpatë në kurriz. Babai ballafaqohet me këtë person, i cili ishte bashkëfshatari ynë, ndërsa ai kërkoi falje. Ne menduam se u pajtuam, por u gabuam. Me 13 maj 1997 ai shkoi në arën ku punonin prindërit dhe i qelloi në fshehtësi”, tregon vajza.

Sipas rrëfimit të Vera Goricës, dy vite pas ngjarjes së rëndë që tronditi Velçanin, në shtator 1999 plagoset një tjetër pjesëtare e familjes.

Pas këtyre ngjarjeve të rënda,7 jetimët ia mbathën nga Shqipëria dhe kërkuan strehë në Europë. Vitet kaluan por dhembja në shpirtin e tyre nuk është shuar kurrë.

Rreth albania news

Shiko gjithashtu

Dreka e parë e Helenës me familjen e Ismail Kadaresë, aty ku lindi ideja e fejesës

Ismail dhe Helena Kadare përbëjnë çiftin më të njohur të letrave shqipe. Me poshte ju …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *