Kryefaqa / Lajme / E trishtë në Gramsh, 36 vjeçarja i jep fund jetës nga varfëria. Burri: Më ndihmoni për varrimin

E trishtë në Gramsh, 36 vjeçarja i jep fund jetës nga varfëria. Burri: Më ndihmoni për varrimin

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot, rreth orës 16:00 në fshatin Kukur, të Gramshit. News 24 raporton se një grua, nënë e 4 fëmijëve, është gjetur e varur nga familjarët, në kasollen e bagëtive.

Mësohet se viktima është identifikuar si 36-vjeçarja Fatme Senko, ndërsa mendohet se kushtet e vështira ekonomike kanë detyruar gruan që të kryejë aktin e rëndë.

Bashkëshorti i të ndjerës, teksa përballet me dhimbjen për humbjen e gruas së tij, dhe nënës së fëmijëve, apelon për ndihmë. Ai kërkon që dikush të vërë dorën në zemër dhe të mundësojë shpenzimet e varrimit, pasi ai nuk ka mundësi financiare. Ndërkohë që policia po heton rreth zbardhjen e ngjarjes në fjalë.

Nr. i telefonit te kryefamiljarit: 0686404680

Rreth albania news

Shiko gjithashtu

Gruaja në Greqi ndërron jetë 30 minuta pasi mori vaksinën AstraZeneca, mjekët tregojnë shkakun

Dje në grua 63 vjeçe ndërroi jetë në Ilion të Greqisë, vetëm 30 minuta pasi …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *