Kryefaqa / Lajme / Arrihet marrëveshja/ Italia njeh patentat shqiptare

Arrihet marrëveshja/ Italia njeh patentat shqiptare

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, deklaroi në krah të homologut të saj italian Luigi Di Maio, se ka përfunduar zyrtarisht njohja reciproke e lejeve të drejtimit të automjeteve mes Shqipërisë dhe Italinë.

“Arritëm marrëveshjen për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit, me qëllim konvertimi. Nënshkrimi i marrëveshjes javën e ardhshme në Tiranë mes strukturave përgjigje. Veprime konkrete si ky, ofron një impakt konkret për qytetarët. I shpreh Di Maios dhe qeverisë italiane mirënjohje për solidaritetin dhe kontributin e dhënë”, tha Xhaçka.

Po ashtu Ministrja e Jashtme e Shqipërisë u shpreh se duhet të nxitet bashkëpunimi ekonomik dhe shkëmbimet tregtare të dy vendeve.

Ajo e konsideroi shtetin italian, si një avokat të palodhur në integrimin e Shqipërisë në BE. Ndërsa, ministri i Jashtëm italian u bëri thirrje partive politike në Shqipëri që të japin prova demokracie në zgjedhjet e 25 prillit.

“Të gjitha forcat politike duhet të japin prova demokracie. Zgjedhjet, forcat politike të japin mesazhin se interesi kombëtar qëndron mbi interesat partiake”, u shpreh Di Maio.

Rreth albania news

Shiko gjithashtu

Gruaja në Greqi ndërron jetë 30 minuta pasi mori vaksinën AstraZeneca, mjekët tregojnë shkakun

Dje në grua 63 vjeçe ndërroi jetë në Ilion të Greqisë, vetëm 30 minuta pasi …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *