E mërkurë , Prill 21 2021
Kryefaqa / Uncategorized / Vjen përgjigjja e analizave, Manastirliu: Në vend qarkullon varianti britanik i COVID

Vjen përgjigjja e analizave, Manastirliu: Në vend qarkullon varianti britanik i COVID

Në mbledhjen e Komitetit të Ekspertëve, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se është konfirmuar se në vend qarkullon variant britanik i COVID-19.

Sipas saj, kjo është zbuluar përmes bashkëpunimit të ISHP-së me Ankaranë, ku disa mostra kitesh janë dërguar atje për tu ekzaminuar.

“Do të fillojmë me vaksinim e personave plus 80 vjeç, gjithashtu do të fillojmë me vaksinimin me Astrazeneca, janë mbi 21 mijë vaksina të kryera. Kemi pothuajse të mbyllur personelin shëndetësor, më shumë se 4 mijë të moshuarit plus 80 vjeç e stafet që shërbejnë për ta. Kemi një tendencë të uljes së infektimeve ditore, prej datës 1 mars kemi një trend të uljes së qëndrueshme, por kemi një numër të lartë të hospitalizimeve, vdekjeve dhe infektimeve në rrije prej muajit janar. Numri i infektimeve mbetet shqetësues në kontekstin rajonal dhe evropian, ku ka një trend të lartë të infektimeve. Masat do të qëndrojnë të njëjta. Kërkohet nga qytetarët që të vijojë distanca, higjiena. Janë analizuar kampione, ku ISHP ka bashkëpunuar me Ankaranë, të cilat treguan se janë të infektuara me variantin e ri, pra mbajnë një shenjë të mutacionit britanik, ky mutacion është varianti britanik”, tha Manastirliu.

Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në ISHP tha se varianti britanik në vendin tonë mund të ketë ardhur nga kontakti me persona jashtë vendit ose shtrimi në spitale.

Sipas saj, mutacionet e COVID e shtojnë trasmetueshmërinë dhe përhapjen e tij.

“Në Shqipëri janë konstatuar mutacione dhe janë analizuar në mostra që ka pasur dyshime, që kanë pasur kontakt me njerëz jashtë shtetit, apo ata që janë riinfektuar dhe persona që kanë ardhur nga survejanca e sëmundjeve të rënda respiratore nga shtrimi në spitale. 70 përqind e rasteve të ekzaminuar , ka rezultuar b117, varianti britanik pra Është një mutacion që shton transmetueshmërinë dhe përhapjen e tij, kjo është bërë me kite të përcaktuara në lidhje me mutacionin“, tha Bino.

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

Rama hap zemrën: Kur isha i vogël babai nuk donte të bënte foto me mua se i kisha këmbët e shtrembra…

Edi Rama ka zbuluar marrëdhënien me prindërit e tij. Teksa rrëfente në “E diell” lidhjen …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *