E mërkurë , Prill 21 2021
Kryefaqa / Lajme / Po përgatitej për dasmën, 27-vjeçarja nga Berati humb jetën nga Covid-19

Po përgatitej për dasmën, 27-vjeçarja nga Berati humb jetën nga Covid-19

Një lajm i trishtë ishte për qytetin e Beratit humbja e jetës në lulen e rinisë të një 27-vjeçareje nga lagjia “Donika Kastrioti”. Ariola Sakollari (Gjeçi) u prek nga koronavirusi 3 javë më parë dhe fillimisht u shtrua në Repartin Covid-19 në Spitalin Rajonal të Beratit.

Për shkak të përkeqësimit të gjendjes së saj shëndetësore,e reja u dërgua në spitalin Covid “Shefqet Ndroqi” në Tiranë,ku prej disa ditësh ndodhej në intubim. Me gjithë përpjekjet e mjekëve për ta shpëtuar 27-vjeçarja gjeti vdekjen pasditen e djeshme në këtë spital.

Ditë zie ka qënë kjo e sotmja,jo vetëm për familjarët e Ariolën që e përcollën për në banesën e fundit por edhe për të gjithë miqtë e ata që e njihnin dhe e donin. 27-vjeçarja që nuk vuante nga sëmundje të tjera shoqëruese priste të martohej së shpejti por virusi vdekjeprurës e ndau nga i fejuari dhe familja e saj në lulen e rinisë.

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

“Më puth pak, do të bëj drejtoreshë”, nënkryetari i FRD merr në zyrë një vajzë dhe i premton punë…

Emisioni “Stop” transmetoi këtë të martë rastin e nënkryetarit të FRD-së për Tiranën, Ilir Hodaj, …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *