E mërkurë , Prill 21 2021
Kryefaqa / Lajme / Aksidenti i rëndë në Pogradec, kush është i riu që humbi jetën në mesnatë

Aksidenti i rëndë në Pogradec, kush është i riu që humbi jetën në mesnatë

Delor Latifllari është i riu që humbi jetën mëngjesin e sotëm në aksidentin tragjik në Pogradec.

Policia njofton se dy mjete janë përplasur me njëri-tjetrin dhe për pasojë ka humbur jetën 32 vjeçari Delor Latifllari.

Enea Yzellari 27 vjeç rreth orës 00:40, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Vërdovë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përfshirë në një aksident rrugor me mjetin tip “Ford”, me drejtues shtetasin Delor Latifllari 32 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka gjetur vdekjen rrugës për në Spitalin e Pogradecit.

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

“Më puth pak, do të bëj drejtoreshë”, nënkryetari i FRD merr në zyrë një vajzë dhe i premton punë…

Emisioni “Stop” transmetoi këtë të martë rastin e nënkryetarit të FRD-së për Tiranën, Ilir Hodaj, …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *