E mërkurë , Prill 21 2021
Kryefaqa / Lajme / Video/ Vajza bie nga kati i 12, por shpëton mrekullisht nga një postier

Video/ Vajza bie nga kati i 12, por shpëton mrekullisht nga një postier

Një postier i shpëtoi mrekullisht jetën 2-vjeçares, e cila ra nga kati i 12-të.

Sipas raportimit të “The Indipendent”, postieri në Vietnam pa vajzën e vogël të varur në ballkon, teksa ishte dukle sjellë disa pako në këtë lagje.

“Unë isha ulur në makinë dhe po prisja të dorëzoja disa sende për një klient në ndërtesën përballë ndërsa dëgjoja zhurmën e një foshnjeje, thjesht mendova se nëna e saj po i bërtiste”, tha Z. Manh.

“Sidoqoftë, shumë shpejt dëgjova dikë që bërtiste për ndihmë dhe nxora kokën nga makina, duke parë përreth dhe vura re një vajzë që ishte varur nga ballkoni. Unë dola menjëherë nga makina dhe gjeta një mënyrë për t’u ngjitur në ndërtesën afër. U ngjita në një çati me pllaka të larta 2 metra për të marrë një pozicion të përshtatshëm për të pritur vajzën,” tregoi ai.

Manh u përpoq menjëherë për të kapur fëmijën dhe për ta parandaluar atë që të binte në tokë, ai thotë se ishte e rastësishme që ajo të binte në prehrin e tij.

“Unë u përpoqa të zgjas dorën time dhe bëra përpjekjet maksimale për të kapur vajzën, në mënyrë që kur fëmija të binte, të mos e lejoja të binte në tokë. Për fat të mirë, foshnja ra në prehrin tim”, tha ai.

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

Basha pritet me ovacione në Pogradec: Ju ka hipur nuri i fitores, në sytë tuaj shoh shpresë…

Kryedemokrati Lulzim Basha ka vizituar ditën e sotme qytetin e Pogradecit ku dhe ka mbajtur …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *