E mërkurë , Prill 21 2021
Kryefaqa / Lajme / Adi Krasta: Kryeministri i tha pronarit të televizionit të më hiqte nga puna…

Adi Krasta: Kryeministri i tha pronarit të televizionit të më hiqte nga puna…

Moderatori Adi Krasta ka rrëfyer edhe njëherë tjetër se si u largua nga puna herën e fundit. Teksa fliste në studion e tij “A show”, Krasta tha se ishte kryeministri Edi Rama, ai që i tha pronarit të televizionit ku punonte që nëse nuk e largonte atë nga puna, do ta merrte si qëndrim armiqësor ndaj qeverisë.

Krasta shtoi më tej se rrjedhimisht pronari i televizionit e hoqi, për të ruajtur bizneset e tij.

“Po i tregoja një mikut tim të huaj si më hoqën nga puna herën e fundit. Njeriu më i pushtetshëm në vend, që dihet se është kryeministri i tha pronarit të televizionit ku punoja: Ti mund ta mbash atë po ne do ta marrim si qëndrim armiqësor ndaj qeverisë. Dhe pronari, për të ruajtur bizneset më hoqi.

Kur ia tregova kete mikut tim ai me tha nuk e besoj. Atëherë nuk ke ç’të bësh përveçse të pish birra dhe të flasësh për golin e fundit të Çelsit,”- tha Krasta.

Rreth korcajone.al

Shiko gjithashtu

Basha pritet me ovacione në Pogradec: Ju ka hipur nuri i fitores, në sytë tuaj shoh shpresë…

Kryedemokrati Lulzim Basha ka vizituar ditën e sotme qytetin e Pogradecit ku dhe ka mbajtur …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *